SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 1:54 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 29 » Nesër, një orë prapa në kohë
6:54 PM
Nesër, një orë prapa në kohë
Nesër kthehet njehsimi dimëror i kohës. Në orën 3 të mëngjesit të së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa dhe do të tregojnë orën 2. Ora e dimrit do të zgjasë deri të dielën e tretë të muajit mars 2012.

 Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve tetor dhe mars, në javët e tyre të fundit. Qëllimi i ndryshimit të orës bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim të shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore.

Ndërrimi i tillë i orës e ka fillesën në shekullin XVIII, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin. Në atë kohë ideja nuk ishte shumë e përhapur, sepse kursimet ishin të pakta.

Në vitin 1907, kjo teori u përmend sërish nga britaniku William Willet, ndërsa në vitin 1916 Britania votoi që të bëhet lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës.

Ky ndryshim u bë standard që nga viti 1974, pas krizës së parë të madhe të naftës.

Si ligj evropian, ndryshimi në rajon u vendos në vitin 1981. Norma evropiane vendosi datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas), që tani janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
Views: 363 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz