Dje (e hënë) bota banohej nga shtatë miliardë njerëz, vlerësojnë institucionet botërore, ndërsa ndryshimi i vazhdueshëm i shifrave që sillen në automat mund të përcillet në shumë faqe të internetit. Pikërisht një nga këto është Worldometers.
Përveç që numri ndryshon nga sekonda në sekondë, dhe me kujdes mund të përcillen rëniet dhe ngritjet sepse në këtë faqe numrat ndryshojnë në përputhje me numrin e të lindurve dhe të vdekurve dhe kështu numëratori ndonjëherë tregon shifër më të madhe, e ndonjëherë më të vogël.
Ky numërator, siç është e shpjeguar në faqe, bazohet në vlerësimin e Kombeve të Bashkuara dhe tregon numrin e njëjtë pavarësisht se nga cili vend në botë vizitoni këtë faqe të internetit.
Numri momental i popullatës botërore i është afruar shtatëmiliardëshit (sot pra pritet të arrihet kjo shifër), ndërsa në faqe mund të gjenden edhe fakte të ndryshme interesante siç është shpejtësia e rritjes së popullatës botërore, ose ta zëmë se sa njerëz do të jetojnë në tokë në vitin 2050, a do të ngadalësohet apo shpejtohet rritja e popullsisë dhe kështu me radhë.
Megjithatë një nga të dhënat më interesante sigurisht që është llogaritja se sa njerëz kanë banuar Tokën që nga fillimi i botës. Sipas informatave që i ka Worldmeters, duke filluar llogaritjen që nga viti 50.000 para lindjes së Krishtit, respektivisht kur në Tokë është shfaqur Homo sapiensi i parë, dhe duke marrë parasysh se si bëhet fjalë për një vlerësim të përafërt dhe duke u bazuar në rritjen e popullsisë, në Tokë deri tani kanë lindur 106 miliardë njerëz.
|