Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka zbuluar se ai nuk mund të fle kur klubi i tij ka për të zhvilluar një ndeshje të madhe në ditën e nesërme.
"Unë nuk mund të fle para ndeshjeve të mëdha. Për shembull në gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve me Interi unë kam kaluar tërë natën duke shikuar video të kundërshtarit”.
"Të fitosh Ligën e Kampionëve ishte një ëndërr për Interin dhe lojtarët e tij. Unë kujtoj shumë gjëra nga ky fund”, përfundoi Mourinho.