Katërmbëdhjetë nxënës të shkollës fillore "28 Nëntori” në fshatin Bresanë të Komunës së Sharrit, janë helmuar të premten. Rasti ka ndodhur gjatë festimit të ditëlindjes së nxënësit M. F., kur ai së bashku me shokët kanë konsumuar ëmbëlsira të llojit "Tako” të prodhuara në Serbi.Lajmin për hemimin e nxënësve e ka bërë të ditur të premten në mbrëmje Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media, pasi është njoftuar nga qendra e saj në Sharr.
"Drejtori i shkollës dhe kujdestari i klasës i kanë shoqëruar nxënësit menjëherë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas tyre, shkas i helmimit ka qenë ky lloj i ëmbëlsirës, i cili edhe pse nuk kishte afat të skaduar, kundërmonte një erë të keqe”, thuhet në komunikatë.
Doktoresha Lebibe Hasani nga Instituti për Shëndet Publik, ka pohuar se janë marrë mostra nga të vjellat e nxënësve dhe rezultatet e analizës përfundimtare të rastit konkret do te publikohen të hënën.
"Përveç dëmit ekonomik që po i sjell vendit konsumimi i produkteve serbe të cilin ne do të vazhdojmë ta denoncojmë, lejimi i qarkullimit të tyre në treg nënkupton pranimin e vetëdijshëm të rrezikut real të cenimit të shëndetit publik, ashtu siç ndodhi me fëmijët në Bresanë të Sharrit”, thuhet në komunikatë.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr, kërkon nga organet e rendit nisjen e menjëhershme të hetimeve për rastin konkret si dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj importuesve vendor të këtyre produkteve.
SDS TV rekomandon qe produktet serbe te mos perdoren.
Faleminderit per mirekuptim!