Facebook po teston mënyrat e reja për ardhjen deri te fjalëkalimi – përmes Facebookëve të miqve. Sikurse që një çelës ia lëmë një miku kur shkojmë për pushime, kështu mund të ua besoni atyre edhe të ju ndihmojnë kur nuk keni mundësinë ti qaseni llogarisë suaj, thonë në Facebook. Nëse nuk keni mundësi të qaseni në Facebook, e për ndonjë arsye as në email, Facebook mund të ua dërgoj fjalëkalimin tuaj miqve të cilët keni shënuar si persona të besueshëm, qoftë tre ose pesë sosh, e ata do të jua përcjellin atë. Ky opsion nuk do të jetë i detyrueshëm, por opsion për ata të cilët mund ta gjejnë këtë mënyrë për marrjen e fjalëkalimit si të dobishme. Përveç kësaj, Facebook është duke punuar edhe në opsionin e fjalëkalimeve të veçanta për aplikacionet të cilat përdorni në Facebook, e në të cilat tani kyçeni përmes llogarisë suaj, gjë të cilën mund ta ndryshoni qysh tani, e në të njëjtën faqe mund të zgjidhni edhe kontaktet të cilëve u besoni. Për të lehtësuar kalimin përmes të gjitha niveleve të sigurisë që ofron, Faceook ka mbaruar një infografik, i cili mund të shihetkëtu.
|