Liverpool, 31 tetor - Klubi anglez Liverpool do të jetë një muaj tjetër pa kapitenin e tyre, Steven Gerrard pasi mesfushori është shtruar dje sërish në spital.
E përditshmja angleze "The Sun” shkruan se reprezentuesi anglez, i cili sapo është kthyer në fushë pas mungesës disa mujore për shkak të një lëndimi në këmbë, tani ka marrë një infeksion në gju dhe është duke përdorur antibiotikë.
Në rastin më të keq numri 8-të i "The Reds” do të mungojë në sfidat më të rëndësishme të Premier Leagues duke përfshirë ndeshjet kundër Chelseat dhe Manchester Cityt, si dhe dy ballafaqimeve miqësore të "Albionëve”, atë kundër Spanjës dhe Suedisë.