SDS TV
Tuesday, 2025-06-17, 7:25 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 4
Guests: 4
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 28 » Kreu i Prishtinës kërkon ndihmë nga Komisioni Evropian
11:04 PM
Kreu i Prishtinës kërkon ndihmë nga Komisioni Evropian
Prishtinë, 28 tetor - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, dhe zv/kryetari Avdullah Hoti, kanë pritur të premten në një takim njoftues drejtorin e ri të Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Christof Stock. 

Mustafa dhe Stock biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit në shumë fusha që kanë të bëjnë më realizimin e projekteve që financohen nga Komisioni Evropian, për legjislacionin e qeverisjes së komunave, kompanitë publike etj. Kreu i Prishtinës kërkoi mbështetje nga zyrtari i KE-së edhe për  fushën e planifikimit, transportit urban, trajtimit të ujërave të zeza dhe të mbeturinave. 

"Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe të ekspertëve të BE-së për të na ofruar ekspertizë dhe ndihmë në fushën e përmirësimit të legjislacionit lidhur me qeverisjen dhe kompetencat e komunave, pastaj në fushën e planifikimit urban, transportit urban, trajtimit të ujërave të zeza e të mbeturinave, marrjen e përgjegjësive për kompanitë publike që aktualisht menaxhohen nga niveli qendror etj., çështje që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve për qytetarë dhe arritjen e standardeve të BE-së”, tha Isa Mustafa.

Christof Stock tha se Zyra Ndërlidhëse e KE-së është e gatshme që bashkërisht me përgjegjësit e Komunës së Prishtinës të angazhojë ekspertë të fushave përkatëse dhe për realizimin e projekteve të planifikuara e të financuara nga KE-ja përmes programit IPA.
Category: Lajme | Views: 392 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2025
Website builderuCoz