SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:12 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 2
Guests: 2
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 9 » Kosovë 28 % e popullatës më e re se 15 vjeçe
2:42 AM
Kosovë 28 % e popullatës më e re se 15 vjeçe

Enti i Statistikës të Kosovës (ESK), perkatsisht Departamenti i Popullsisë, tw martwn ka publikuar, publikimin "Gratë dhe Burrat në Kosovë”.

Ky publikimi përmban të dhëna statistikore me analiza të shkurtra, për të ndihmuare në perceptimin e situatës gjinore në Kosovë. Enti i Statistikës, përdori të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, të cilat ofronin informacione statistikore për situatën gjinore sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale në vend.

Në këtë publikim që është i pesti me radhë "Gratë dhe Burrat në Kosovë”, përdoruesit do të gjejnë të dhëna statistikore më afatgjata, të krahasuara sipas viteve dhe ju ofron përdoruesve të dhëna të mjaftueshme, për analiza, krahasime.

Në publikimet e realizuara nga Enti i Statistikës së Kosovës, 28 për qind e popullatës është më e re se 15 vjeçare, gjersa gati 65 për qind i përkasin grup moshës 15-64 vjeçare, grup-moshë kjo që njihet si ekonomikisht aktive.

"Shpërndarja e popullsisë sipas gjinisë është praktikisht e njëjtë në viset urbane dhe rurale- 50.1 për qind meshkuj dhe 49.9 për qind femra në viset urbane, ndërsa 50.2 për qindmeshkuj dhe 49.8 për qind femra në viset rurale, popullsia kosovare dëshmon së për çdo 100 lindje vajzash ka rreth 109 lindje djemsh. Mosha mesatare e martesës në vitin 2009 është 31 vjeç për burrat dhe 28 për gratë”, ka njoftuar ESK-ja.

Analfabetizmi në Kosovë vazhdon të jetë çështje gjinore dhe moshove. Femrat në përgjithësi janë më tepër se dyfish më analfabete se meshkujt (7.5 për qind krahasuar me 3.3 për qind në viset urbane dhe 11.3 për qind krahasuar me 5.5 për qind në viset rurale). Pjesëmarrja e grave në forcat e punës është gati sa gjysma e burrave. Në vite kjo përqindje është ulur nga 30 në 29 për gratë dhe nga 68 në 67 për burrat. Shkalla e papunësisë për vitin 2009 shënon 56 për qind për gratë , ndërsa për burrat 41 për qind.

Siaps ESK-së nhdër profesionet që ushtrojnë gratë janë më shumë ato profesionale, shërbyese dhe teknike. Ndërsa, burrat kryejnë gati të gjithat llojet e profesioneve. 

Category: Lajme | Views: 642 | Added by: SDS-TV | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz