Mbrojtësi francez i Arsenalit, Laurent Koscielny ka deklaruar se ndjehet në formën jetësore pas disa ndeshjeve të mira që është duke zhvilluar me klubin e tij në këtë muaj.
”Unë ndjehem në kulmin e karrierës dhe formën time më të mirë, jam i motivuar dhe kontrolloj lojën dhe pasimet e mia”.
”Tani ka shpirt tjetër në skuadër. Ne jemi duke luftuar për gjithçka dhe jemi të bashkuar”,tha Francezi. Kjo deklarat erdhi për faqen zyrtare të klubit para ndeshjes ndaj Marseille që zhvillohet sot nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
|