Pas Contes, edhe trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka dalur në
konferencë për shtyp dhe ka biseduar për ndeshjen e klubit të tij
kundër Juventusit.
"Për mua është një takim i zakonshëm. Vlenë tre pikë, asgjë më shumë”.
"vetëm pse unë kam qenë trajner i Juventusit nuk do të thotë se do të kem ndryshime emocionale”.
"Për mua është vetëm një takim i rëndësishëm. Juventusi është mjaft i
rrezikshëm. Ata dëshirojnë të bëhen të mirë përsëri dhe trajnohen shumë
për të bërë këtë gjë”.
"Ne në anën tjetër, filluam keq sezonin ndërsa tani dëshirojmë të ngritemi në tabelë”.
"Ne do të luajmë këtë takim pa menduar për pozitën tonë në ligë, por
unë jam i bindur se ne do të jemi në maje në fund të këtij sezoni”.
"Unë mendoj se ne jemi në gjendje të garojmë për Scudetton në këtë
sezon. Ne jemi ende në zhvillim dhe unë jam duke parë shenja pozitive”,
ishin fjalët e Ranierit para këtij takimi.
Cili është mendimi i juaj për fjalët e Ranierit? Si i analizoni ato? Shprehuni në hapësirën për komente…
|