SDS TV
Tuesday, 2025-06-17, 11:46 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 28 » Kërkesë e Gjilanit, Presidenti të ketë përfaqësues në KQZ
11:11 PM
Kërkesë e Gjilanit, Presidenti të ketë përfaqësues në KQZ
Gjilan,  28 tetor - Demokracia në Veprim, në bashkëpunim me Komisionin  për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbajti debatin e radhës në qytetin e Gjilanit. Anëtarët e Komisionit, Arsim Bajrami dhe Hydajet Hyseni informuan qytetarët për debatet e mbajtura deri më tani, si dhe ftuan qytetarët e Gjilanit të japin kontributin e tyre në amendamentmin e Kushtetutës, përkatësisht ndryshime që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit të vendit.

Qytetarët e Gjilanit kërkuan sqarim se sa duhet të zgjasë koha e mbledhjes së nënshkrimeve që një kandidat duhet t’i sigurojë. Po ashtu, pyetën edhe për mundësinë që kandidati për president të ketë një përfaqësues në Komisionin Qendror Zgjedhor. 

Rreth çështjes së dyshtetësisë, pati mendime të ndryshme se a duhet të mbahet vetëm një shtetësi apo duhet dhënë hequr dorë nga shtetësia tjetër para dhënies së betimit. Ndërsa, opsioni për të pasur zëvendëspresident mori si sugjerime që e mbështetën ashtu edhe kundërshtime. Sa i përket zëvendësimit të presidentit të vendit në raste të caktuara, qytetarët propozuan që kjo të bëhet nga zëvendëspresidenti, por disa kërkuan që të zëvendësohet nga kryetari i Parlamentit, mirëpo kompetencat e tij të jenë më të definuara gjatë ushtrimit të kësaj detyre. 

Sa i përket çështjes së dhënies së betimit, pos që u dhanë opsione të ndryshme për vendin e mbajtjes së betimit, qytetarët sqaruan se e rëndësishme është që presidenti të betohet para popullit dhe që vendi i betimit të mos jetë në kundërshtim me karakterin unifikues të pozitës që ka kreu i shtetit.

Deri tash Komisioni për Amendamentmin e Kushtetutës ka mbajtur debate publike me qytetarë në Prizren, Mamushë, Mitrovicë, Drenas, Gjakovë, Pejë, Ferizaj e Gjilan, kurse do të vazhdojë me debate në Graqanicë dhe në Prishtinë. 
Category: Lajme | Views: 367 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2025
Website builderuCoz