Angelina Jolie befasoi të gjithë fansat e saj japonezë, ndërsa u prezantua në premierën e filmit "Moneyball”, e veshur me një fustan të kuq jashtëzakonisht tërheqës.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, Brad Pitt, zgjodhi një paraqitje më të zakonshme, duke preferuar një veshje klasike, me flokë të lëshuara.
Dy aktorët u dukën në Tokio tërësisht të pashqetësuar nga kritikat për imazhin si "bamirës miliarderë”, të vendosur në pikëpyetje të thellë nga mediat, që publikuan lajmin se çifti shkarkoi nga puna një sekretare që fitonte 80 mijë dollarë në vit, pasi kishte marrë disa ditë më shumë leje pasi ishte e sëmurë.
Punonjësja 45-vjeçare, Ana Charlotiaux, u punësua nga çifti hollivudian për t’u kujdesur për kontaktet telefonike dhe të emailit për vilën e Jolie-Pitt në Francë.
Megjithatë, për befasinë e saj, ajo mësoi se ishte e papunë, pasi kishte marrë disa ditë leje për arsye shëndetësore.