Si duket libri autobiografik i Zlatan Ibrahimovic ‘Jag är Zlatan Ibrahimovic’ që në shqip i bie ‘Unë jam Zlatan Ibrahimovic’, do të futet shpejtë nëpër tregje botërore ndërsa Ibra përpos që paguhet me një shumë të majme te Milani ai pritet të fitoj me miliona euro të tjerë për këtë libër i cili tashmë është libri më i shitur në Suedi.
Tashmë janë shitur plotë 100000 kopje vetëm të edicionit të parë të këtij libri duke u bërë ‘bestselleri’ më i mirë në Suedi.
Botuesi i këtij libri, Albert Bonnier njoftoi për shtyp sot se së shpejti do të kemi edhe edicionin e dytë të këtij libri prej 100000 kopjeve të tjera të këtij libri. Data e botimit të këtij libri është njoftuar të jetë më 15 Nëntor por tani kanë filluar të shiten edicioniet e para. "Unë ende nuk kam parë në jetën time të shiten kaq shumë libra për një kohë kaq të shkurtër. Ne e dinim se do të kishte një interes të madh por jo deri në këtë masë”, tha Martin Ahlstrom, kreu i marketingut të botuesit. Ai ka marrë 6 mijë përgjigje tjera për kopje, gjë këtë që nuk ka arritur të bëjë as seria e librave të ‘Harry Potter;. Ibrahimovic do të fitoj diku rreth 350000 euro vetëm nga shitjet e këtyre dy edicioneve të para. Në këtë libër ai ka shkruar për tërë jetën e tij private sidomos në botën e futbollit ku zbulon marrëdhënien e tij me Guardiolën dhe shumë e shumë gjëra tjera. Libri sot ka filluar të shitet edhe në Norvegji dhe Itali.
|