SDS TV
Tuesday, 2025-06-17, 5:49 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 28 » Izraeli ofron trajnime për ekspertë të bujqësisë kosovare
10:59 PM
Izraeli ofron trajnime për ekspertë të bujqësisë kosovare
Prishtinë, 28 tetor - Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yossef Levy, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Eyal Noar, sot kanë mbajtur një takim të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ku kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në kuadër të projekteve që Agjencia për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Izraelit është duke i realizuar në rajon.

Kjo agjenci nëpërmjet projekteve të saj ofron një shumëllojshmëri të asistencës teknike në çështje që ndërlidhen me bujqësinë dhe gjatë vitit 2010 dy ekspertë të MBPZHR-së kanë përfituar nga programet e trajnimit në Izrael. "Në kuadër të projekteve që jemi duke i realizuar në rajon, dua që t’i shikojmë mundësitë për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Kosovën, për t’u bërë një partner i drejtpërdrejtë i agjencisë sonë”, tha ambasadori Levy.Ai tha se nga përvoja e Izraelit Ministria e Bujqësisë dhe shërbimet e inspektimit mund të përfitojnë trajnime teknike dhe asistenca të ndryshme për të rritur prodhimtarinë.

Ndërsa, ministri Stavileci mirëpriti mundësinë për të përfituar nga mbështetja e drejtpërdrejtë e projekteve të Agjencisë izraelite për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. "Duke marrë për bazë bujqësinë e Izraelit dhe institutet hulumtuese tejet të avancuara, është mirë që t’i shqyrtojmë mundësitë për të na mbështetur edhe në riorganizimin e instituteve që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, mirëpo secila mbështetje që na ofrohet është e mirëseardhur”, theksoi Stavileci.

Konkretizimi i programeve trajnuese në të cilat do të marrin pjesë zyrtarë të MBPZHR-së do të bëhet gjatë muajve të ardhshëm.
Category: Lajme | Views: 369 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2025
Website builderuCoz