Main » 2011»October»29 » Helmi i tarentulës - terapia e re për kancerin e gjirit?
6:49 PM
Helmi i tarentulës - terapia e re për kancerin e gjirit?
Hulumtimet janë tashmë në fazën provuese, ndërsa shkencëtarët
australianë shpresojnë që 300 molekulat e izoluara të helmit nga 10
lloje të merimangave do t’i godasin qelizat e kancerit të gjirit dhe do
t’i shkatërrojnë.
Helmet nga llojet vdekjeprurëse të merimangave
australiane Funnel-web dhe tarentulave që vrasin insektet dhe brejtësit
mund të përdoren për shkatërrimin e qelizave të kancerit të gjirit,
pohojnë nga Departamenti i bioshkencës molekulare, në Universitetin
Queensland, i cili do të kryejë hulumtimet eksperimentale.
Shkencëtarët
australian do të ruajnë helmin nga dhjetë lloje të merimangave
australiane Funnel web. Do të provojnë të izolojnë 300 molekula të
helmit dhe t’i ekspozojnë ndaj qelizave të kancerit për të parë se si do
të reagojnë. Molekulat e helmit janë të dizajnuara për të synuar
qelizat specifike dhe shpresojmë që disa nga ato do të godasin qelizat e
kancerit, thekson për Fox News, drejtuesi i hulumtimeve, dr. David
Wilson.
Disa helme tashmë përdoren në parandalimin e dhimbjeve
kronike, ndërsa helmi i akrepit lidhet për qelizat e kancerit, tregojnë
hulumtimet e kryera në kafshë.