Superylli i Lille, Eden Hazard ka konfirmuar se dy gjigandët italian, Interi dhe Milani kanë bërë ofertë për të siguruar shërbimet e tij.
"Interi ka bërë një ofertë të mirë për mua gjatë verës. Sidoqoftë, atje situata ishte shumë e paqartë pasi ata nuk kishin trajner dhe nuk dihej qëndrimi i Eto dhe Sneijder”.
"Interi nuk është klubi i vetëm. Edhe Milani gjithashtu ka bërë ofertë për mua. Ata më kanë propozuar mua të qëndroj te Lille dhe në fund të sezonit të hap bisedime serioze me ta”. Hazard gjithashtu ka bërë me dije se nuk do të transferohet te ndonjë klub francez duke thënë: "Çdo ligë ka meritat e tyre, unë ëndërroj transferimin e një klub i madh”, përfundoi Hazard deklaratën e tij për La Gazzetta dello Sport.
|