Okoyama, 31 tetor - Për ligën e dytë japoneze nuk mund të thuhet se ajo është shumë tërheqëse, por Rijudiro Ueda ka shënuar gol në një mënyrë të rrallë – nga mesfusha e tij me kokë.
Jone Samuelsen në fund të shtatorit ka vendosur rekordin e ri botëror në ndeshjen me Tromson, duke shënuar nga 52 metra. Por, mesfushori i Fagiano Okayamas tundi rrjetin e kundërshtarit nga 53 metra, me ç’rast theu rekordin e sulmuesit norvegjez.
"Pasi kam goditur topin, unë u përpoqa të kthehem në pozitën time, unë as nuk e kam vërejtur se kam shënuar gol derisa bashkëlojtarët e mi filluan të gëzohen”, tha Ueda pas ndeshjes.