Fëmijët me autizëm kanë karakteristika të ndryshme të fytyrës në krahasim me të vegjlit e shëndetshëm, pohon ekipi i shkencëtarëve. Shkencëtari nga Universiteti Missouri, kanë ardhur deri te ky zbulim pas studimit të grupit të djemve me dhe pa autizëm. Zhvillimi i fytyrës dhe trurit, që ndikojnë në njëri-tjetrin, fillon që në fazën e embrionit dhe vazhdon deri në adoleshencë.
Shkencëtarët besojnë që ky zbulim do të ndihmojë në zbulimin e autizmit gjatë zhvillimit të fëmijës dhe ndoshta të zbardh detajet e shkakut të kësaj sëmundje. Ekipi nën udhëheqjen e profesoreshës Kristina Aldridge, konsideron që fëmijët me autizëm kanë:
• fytyrë më të gjerë dhe sy më të mëdhenj;
• rajonin e mesëm e fytyrës më të shkurtër, duke përfshirë vetullat dhe hundën;
• gojë më të gjerë dhe pjesën në mes hundës dhe gojës.
"Nuk ka përgjigje të saktë të pyetjen nëse shkaku i autizmit është gjenetik apo zhvillohet nën ndikimin e mjedisit,” tha Aldridge. "Nëse zbulojmë kur fillon ndryshimi i strukturës faciale, ndoshta do të gjejmë përgjigje më të saktë në atë se kur fillon zhvillimi i autizmit. Nëse e zbulojmë këtë gjë, ndoshta zbulojmë edhe shkakun e kësaj gjendje”.
Ekipi hulumtues ka analizuar 64 djem me autizëm dhe 41 djem të shëndetshëm të moshës mes 8 dhe 12 vjeç: është përdorur kamera 3 D për fotografimin e kokës së çdo të anketuari veç e veç. Janë regjistruar 17 pika në fytyrë si skaji i syrit dhe pjesa në mes buzës së sipërme dhe hundës. Kur janë përpunuar të dhënat është parë dallim i qartë në fytyrë në mes fëmijëve të shëndetshëm dhe atyre me autizëm. Dallimet kanë qenë më të dukshme në formën e fytyrës. Po ashtu ekziston dallimi edhe në mes fëmijëve të sëmurë; tek ata me problemet më të mëdha në sjellje dhe të folur në krahasim me ata fëmijë që kanë simptoma të theksuara më dobët.
"Këto rezultate duhen të merren me rezervë dhe të studiohen me kujdes,” ka thënë Georgina Gomez, hulumtuese nga Instituti Nacional për autizëm. "Tashmë e keni ditur që zhvillimi i hershëm i trurit dallon tek fëmijët me autizëm dhe që gjenetika luan rol tek kjo gjendje.
Autizmi mbulon tërë spektrin e çrregullimeve në zhvillim që fillojnë në fëmijëri dhe vazhdojnë deri në moshë të rritur. Prek një në njëqind fëmijë. Çrregullimet përfshijnë sindromën e Aspergersit, i cili shkakton probleme mesatare në komunikimin shoqëror, deri te simptomat më të shprehura siç janë e folmja e keqe dhe shkathtësitë e pazhvilluara të komunikimit të cilat shkaktojnë mënyra të pazakonshme të mendimit dhe sjelljes.
Numri i të sëmurëve nga autizmi është gjithnjë më i madh në vitet e fundit dhe prandaj shkencëtarët besojnë që roli i rrethit ka po ashtu ndikim në këtë gjendje.