Është e rrallë që publiku të shikojë se çfarë ndodh përtej jetës së idhujve të tyre të famshëm, shumica e të cilëve preferojnë të mbajnë jetën e tyre personale private.
Megjithatë, 23-vjeçarja Rihanna i bëri këtë dhuratë të veçantë të gjithë fansave të saj, duke postuar fotografi intime me shoqërinë e saj gjatë pushimeve në profilin e "Facebook”.
Shumë provokuese në disa prej imazheve, Rihanna dukej e natyrshme dhe e lirshme edhe në shoqërinë e atyre që e njohin më mirë nga të gjithë.