Indi, 29 tetor, 011, NOA - Familja e Ziona Chanas në Indi ka shënuar një
rekord botëror. Me 39 gra dhe 120 fëmijë, nipër dhe mbesa, kjo është
familja më e madhe në botë.
Ata të gjithë jetojnë në një ndërtesë 4-katëshe me 100 dhoma në një fshat malor të shtetit Mizoram, në kufi më Mianmarin.
Familja konsumon rreth 91 kg oriz dhe më shumë se 58 kg patate në ditë.
Ziona
Chana, 67 vjeç, ende nuk ndihet plotësisht i kënaqur dhe nuk e
përjashton mundësinë që në të ardhmen të zgjerojë më tej familjen duke u
martuar me një grua tjetër.