Google+ fitoi edhe një mundësi – opsionin What’s Hot që tregon temat aktuale për të cilat po flitet nëpër rrjet.
Shfrytëzuesit e Google+ ndajnë një numër të madh të postimeve për çdo dit, e rrathët janë aty që të mos ju ikin risitë në lidhje me familjen ose miqtë, thonë në Google. Për të mos ju ikin gjërat më aktuale në botë, nga kompania ofrojnë opsionin në fjalë.
"Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndonjë lajmi të ditës ose ndonjë fotografi të bukur, nuk dëshironi që kjo të ju ik pa e parë ose lexuar. Duke menduar për këtë, paraqesim "What’s Hot” në Google+, vendin e ri për përmbajtjet më interesante dhe të papritura”, thuhet në deklaratë.
Ky është vetëm një nga risitë të cilat ka futur Google në rrjetin e vet që nga paraqitja. Prapëseprapë duket se interesimi fillestar i shfrytëzuesve për këtë rrjetë paksa është zvogëluar.
Të dhënat e fundit jozyrtare flasin për rreth 50 milion shfrytëzues, por një numër i madh i tyre është jo aktiv. /Telegrafi/