Reperi i njohur amerikan, Busta Rhymes ka falënderuar edhe njëherë shqiptarët për atmosferën e krijuar disa muaj më parë në Prishtinë, duke premtuar një rikthim.Busta i cili ishte mjeshtri i koncertit ndër më të mirët që është organizuar në Kosovë dhe ndër më të mirët sipas tij në karrierën e tij, ka thënë për burimet e Telegrafit se ai do të rikthehet në Kosovë, duke falënduruar edhe njëherë kompaninë NextLevel dhe fansat për mikpritjen. "Falënderoj NextLevel dhe të gjithë fansat e mi në Kosovë të cilët ishin të jashtëzakonshëm në prill. Më prisni se po vij”, theksoi Busta. Sipas burimeve të Telegrafit, koncerti i dytë i Busta Rhymes në Kosovë do të organizohet në fillimin e vitit 2012, pa dashur të precizojmë datën e saktë të tij, që është një datë shumë shumë e veçantë.
|