Budapest, 31 tetor - Pasi vajzat Zahara dhe Shiloh e kanë "kapur" duke pirë një cigare të vetme në "shpejtësi", aktori famshëm i Hollywoodit, Brad Pitt dhe një prind shembullor, vendosi që mos të turpërohet më para fëmijëve të vetë dhe të harroj zakonin e keq.
Ndërsa kohëve të fundit tetë anëtarët e familjeve Jolie - Pitt qëndrojnë në Budapest, Brad, për shkak të ligjeve të ndalimit të pirjes së duhanit në hapësirat publike të mbyllura, u detyrua që të pijë ‘ushqimin’ e preferuar – cigaren!
Kjo nuk iu ka pëlqyer aspak vajzave të tij, Shilohes dhe Zaharas, të cilët kanë dalë para një restorant për të parë se çfarë është duke bërë babai i tyre, kur e panë tymin në Bradin:
"Babi, si nuk e kupton se sa e keqe është për ty! Si mund të pinë duhan?” ata e pyetën aktorin, dhe Brad më pastaj ndali tymosjen dhe iu premtoj vajzave se kjo ishte cigarja e fundit që ka pirë në jetë.